Demi: RTK-në duhet me e mbyllë, nuk mund të shpëtohet

Aktuale

Demi: RTK-në duhet me e mbyllë, nuk mund të shpëtohet

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:39
Agron Demi

Analisti politik dhe drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, ka thënë se RTK duhet të mbyllet, pasi ajo nuk mund të shpëtohet.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se se secili medium privat ka paanshmëri më të madhe dhe profesionalizëm më të madh se RTK-ja.

Ai kritikon RTK-në për mënyrën se si mundohej të nxiste kaos.

Postimi i plotë:

RTK-në nuk guxojmë me e injoru. Edhe pse gjithnjë e më pak e shikojmë, RTK-në gjithnjë e më shumë po paguajmë nga taksat tona.

Një kohë kam avoku për më ndryshu mënyrën e financimit të RTK, me e nxjerr nga buxheti dhe me u financu direkt nga qytetarët ngase kam mendu se kështu mund të nxirret nga kthetrat e partive. Tash mendoj se RTK duhet me u MBYLLË. RTK nuk mund të shpëtohet.

Në emër të interesit publik, në dhjetë vitet e fundit RTK ka marr nga taksat tona rreth 100 milionë euro dhe angazhon mbi 1000 punëtorë.

Por, me më pak buxhet e punëtorë, secili medium privat sot na informon më paanshëm politikisht e profesionalisht se sa RTK. Me ma pak buxhet, secili medium privat sot ka teknologji më të mirë të transmetimit se sa RTK. Ngase RTK, ashtu sikurse Posta, është kujdes me punësu familjarë të politikanëve e me i transmetu pa ndërpre konventat e fjalimet bajate të PDK.

Vetëm shiheni edhe një herë raportimin e mbrëmshëm nga ura e Mitrovicës. Sikletin e gazetares kur bashkëbiseduesi i parë refuzonte me ju përshtatë propagandës së RTK. Mënyra se si RTK mbrëmë më çdo kusht mundohej me nxitë kaos, ngase kështu po i duhet Presidentit dhe PAN, të cilët janë fajtorët kryesorë pse veriu i vendit është kështu qysh është.

Andaj, ku është qëllimi me vazhdu me funksionu RTK?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat