Avdullah Hoti tregon se kush po e don 'gjakderdhjen' në Kosovë

Aktuale

Avdullah Hoti tregon se kush po e don 'gjakderdhjen' në Kosovë

Nga: H.O. Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:17
Avdullah Hoti

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook thotë se nga disa politikanë shpesh po përmendet termi gjakderdhje.

Mirëpo, Hoti thotë se populli i Kosovës e ka kaluar këtë kohë dhe nuk do të ketë gjakderdhje tjetër.

Sipas tij, ‘për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike’.

Postimi i plotë:

Këto ditë është përmendur shpesh fjala "gjakderdhje" nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe në diskutime të problemeve financiare dhe ekonomike.

Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër.

Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.

Këtë e sigurojmë ne, dhe ndjehemi besimplotë në këtë lloj qasje të zgjidhjes së çështjeve të hapura politike, sepse kështu na sigurojnë miqtë tanë euroatlantik.

Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat