​Tahiri akuzon Qeverinë Kurti për ‘dezertim në veri’

Aktuale

​Tahiri akuzon Qeverinë Kurti për ‘dezertim në veri’

Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:05
Abelard Tahir i

Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po rri ‘duarkryq’ duke mos vendosur rend dhe ligj në veri, pas përfshirjes flagrante të Serbisë në atë pjesë të vendit, duke thënë se Albin Kurti po i përgjigjet të gjithë situatës me tallje monologu dhe pa fije turpi.

Ai thotë se shqetësimit të qytetarëve për përfshirjen flagrante të Serbisë në komunat veriore të Kosovës, ‘ky mashtruesi kryeministër në largim, i përgjigjet me tallje monologu e video loje’.

Ndërsa qeveria e mëparshme u kujdes ta luftojë krimin e organizuar në komunat veriore, duke prishur oazat e pasurimit kriminal e duke i çliruar edhe qytetarët e asaj pjese nga të bëmat e shumta të akterëve të krimit, Tahiri thotë se qeveria Kurti, jo vetëm që s’ka bërë asnjë përpjekje për rend e ligj në atë pjesë të territorit të Kosovës, por ka dezertuar me paramendim edhe ndaj ku jdesit humanitar e shëndetësor ndaj qytetarëve të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit e Mitrovicës së Veriut.

“Ky paranoik i papërgjegjshëm e parashikues i dështuar që flet për shampanja e gjakderdhje si shpjegim për dështimin e tij, duhet të turpërohet për mënyrën se si e ka trajtuar Kosovën si shtet sovran dhe se si i trajton qytetarët e vendit tonë me monologë surealë. Por ky turp nuk ka. Mbi turpin i ka interesat”, shkruan Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat