Ngjarjet në veri, reagon edhe veprimtari i hershëm i LDK-së

Aktuale

Ngjarjet në veri, reagon edhe veprimtari i hershëm i LDK-së

Nga: N. H Më: 5 prill 2020 Në ora: 20:18
Ura e ibrit

Veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë akuzuar të parin e qeverisë së ka kthyer Kosovën në Serbi.

Ai në shkrimin e tij të gjatë, thotë se kryeministri Albin Kurti është duke luftuar për pushtet dhe se për asgjë tjetër.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Image
Fatmir Bajraj

Kurti, kthej Serbinë n'Kosovë !

Aktet, faktet dhe reagimet që plotësojnë argumentimin e kthimit të Serbisë në Kosovë, përkatsisht, thyerjen e sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosoves nga ana e Serbisë së Vuqiqit, pikërisht kur vendi është në qeverisjen e një gjysëm kabineti, gjysëm legjitim dhe me legalitet të abroguar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës me datë 25 mars 2020 !

Dikur, ish Shefi i SHIK-ut mafio-kriminal & klandestin, z.Kadri Veseli, tanimë Kryetar i PDK-së, në Pralmentin e Kosoves i'u pat drejtuar me këto fjalë z.Kurti, parafrazoj :

Ti Albin Kurti, po lufton vetëm për pushtet dhe për asgjë tjetër, ngase fati i kombit dhe i shtetit të Kosoves nuk të interson fare, dhe nëse e merr pushtetin ;
Ti Albin Kurti, ke me kthye Serbinë në Kosovë !

Pasi t'bëhët puna, lehtë t'i gjemë shkaqet !

A je ti Bini i Binqes ?

Ish zyrtari i lartë i SHIK-ut, deputeti i PDKsë, z.Bekim Haxhiu, alias Kamishi, në disa raste dekonspiron z.Kurti për lidhjet e këtij të fundit me Serbinë dhe sherbimin e saj sekret BIA-në, duke i'a përmend edhe kapjen e z.Kurtit n'flagrancë në një fshat të Klinës kur një automjet me targa dhe qytetarë serb, bashkë me Albin Kurtin, u ndalu nga organet e rendit dhe të siguris së Kosovës, me ç'rast, z. Kurti ishte përpjek t'i shmanget identifikimit duke u mbuluar me batanije, dhe për këtë fakt, z. Bekim Haxhiu nuk mori kurr përgjigjen nga z.Kurti dhe në senacen e votimit të Qeverisë Kurti në Parlamentin e Kosovës, serish u pyet z.Kurti nga Kamishi, por nuk mori përgjigje.

Glauk Konjufca, SHIK-u dhe "Syri ni Popullit" !

I dyti i VV-së, tanimë Minister i Jashtëm në Qeverinë e shkarkuar të Kryemnistrit Kurti, z.Glauk Konjufca, rezulton të ishte punëtor i SHIK-ut të Kadri Veselit, pra i një sherbimi klandestin, mafio-kriminal dhe mbi të gjitha anti-kombëtar, sherbim ky të cilit i m'veshën vrasjet politike të veprimtarëve dhe bashkpunëtorëve besnik të Presidentit historik Rugova, gjatë dhe pas luftës çlirimtare në Kosovë.
Glauk Konjofca, ka lidhje familjare edhe me protagonistet në organizatën kriminale & terroriste ; "Syri i Popullit", deshmuar nga Gjykata vendore në më shumë së njëherë, por që përgjigja e munguar nga ana e Glaukut, ka lënë në terr të vertetën n'lidhje me teoritë e pa shkuara deri n'fund.

Xhelal Sveçla dhe flirti me Gjuriqin !

Derisa Qeveria Haradinaj, zyrtarin e Serbisë, z.Marko Gjuriq e arrestoj në Kosovë, LVV-ja përmes zyrtarit të saj të lartë, z. Xhelal Sveçla, në një Konferencë për Bashkpunim Rajonal në Tiranë, ende pa marr pushtetin dhe pa formuar institucionet qeverisëse, në mënyrë sinjifikative, flirton me të shtuquajturin "Shef i Zryes për Kosovë e Metohi", z.Marko Gjuriq, për çfarë nuk kishte asnjë nevojë zyrtare dhe as institucionale t'a bëjë një gjë të tillë, por vet z.Sveçla dhe LVV-j a, e vlerësuan si normale përkunder vlersimeve ndryshe të opinionit qytetar në Kosovë dhe të vet klases politike në vend.

Derivatet e këtij rrugëtimi të dyshimt të VV-së :

Shkarkimi i Veliut dhe i z.Hoti.

Për t'a shtye tutje bashkëpunimin dhe bashkërendimin e koprojekteve për Kosovën në mes të VV-së dhe Serbisë së Vuqiqit, pas formimit të Qeverisë së koalicionit : LDK & LVV dhe Kryemnistrit Kurti, ky i fundit, shkarkoj Ministrin e PB nga radhet e LDK-së, z.Agim Veliu me një pretekst banal dhe bizar, duke e quajtur tradhëti kombëtare, mendimin e lirë dhe fjalen publike të një Ministri të përgjegjshëm dhe autoritativ të LDK-së, në lidhje me fushën të cilen mbulonte Ministria respektiv dhe titullari i saj, z.Agim Veliu (LDK)
Për çfarë, LDK-së i'u pamundësua bashkqeverisja me një partner t'pabesë, jo serioz dhe anti-Kosovë, gjë që qoj deri të Mocioni i Mosbesimit dhe shkarkimi i Qeverisë Kurti, si një nga Qeveritë ma jetë-shkurtër në historinë e Republikës së Kosovës.
- Mënjëherë pas Mocionit i cili u votua me mbi 2/3 e Parlamentit, në shënjë hakmarrje dhe në synim të pushtimit të pushtetit , tanimë dhe të delegjitmuar dhe të delegalizuar, si Kryemnister i shkarkuar, por në detyrë, z.Kurti, bënë hapin tjetër ; shkarkon Zëvëndes-kryemnistrin e parë nga LDK-ja, Prof Dr.Avdullah Hotin.
E gjithë kjo, ka një shpjegim : koncentrimin e vendimarrjes në duartë e një autokrati dhe unitaristi siq deshmohet z.Kurti, dhe menjanimin e LDK-së nga nga observimi i vendimeve arbitrare dhe kunder kushtetuese të një kabineti i cili tanimë është kryesisht i VV-së por jo edhe i Kosovës.
Shkarkimet e zyrtareve të LDK-së dhe puqi mbi Qeverinë, mundësoj z.Kurti dhe Levizjes së Tij, të shtyej para agjenden tanimë të nxjerrë në dritë të diellit, me Serbinë dhe kthimin e saj në Kosovë në kohë pandemia globale, dhe me justifikime perverse dhe bizare të kabinetit të VV-së në kapje të shtetit.

Haki Abazi, Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë të VV-së, pas kthimit të Serbisë në Kosovë, për shkaqe "jetike-shendetsore" në kohë pandemie, siq pretendojnë t'i arsyetojnë disa "analistë" të klikimeve sjelljet e tradhetisë kombëtare të VV-së dhe z.Kurti pas shkeljes së sovranitetit të Republikës së Kosovës nga ana e Qeverisë serbe dhe presidentit Vuqiq, me masat e ndermarra në Veriun e vendit, por pa u penguar fare nga Qeveria e papergjeshme e LVV-së dhe liderit të saj, z.Albin Kurti, Kryemnister i shkarkuar.

z.Abazi, zëvendeskryemnister i parë dhe i dytë n'kabinetin ilegjitim dhe ilaegal të VV-së, n'krye me z-Kurti, në vend që të parandalonte invazionin e shtetit serb në Kosoven e pavarur dhe shtet demokratik, ai merret me justifikime dhe arsyetime falso për gjendjen gjëja të kryer me ndarjen e Veriut të Kosoves nga ana e Veselit, Thaqit Mustafes dhe Vuqiqit, për çfarë, sipas Tij, VV-ja dhe Qeveria Kurti nuk mbanë përgjegjësi.
Absurd i llojit sui-generis :
Harron qellimshem z.Abazi se betimi i Qeverisue në Parlament, është bërë me Kushtetutuen e Republikes së Kosovës, dhe e cila e definon Kosovën unike dhe me sovranitet të plotë në gjithë teritorin e Republikes.

Jo z.Abazi !

Qveria e ka detyrim kushtetues dhe shtetëror, ruajtjen dhe sigurimin e integritetit dhe sovranitetit të shtetit në gjithë teritorin e Republikës, dhe jo për të "konstatuar" e "vlerësuar" gjendjën duke sajuar e konstruktuar fajtor e tradhëtar kujdestar.

Kurti, "gardian" i popullit dhe i Republikës !

Kryemnistri i shkarkuar, z. Albin Kurti, i kompleksuar nga paranojat dhe intrigat absurde, shkeljen e sovranitetit me apo pa leje të Tij nga ana e Serbisë armike e "ambalazhon" me narracionin absurd ; "Politikanë në Serbi & Kosovë, duan gjakderdhje në Kosovë për t'i shtye tutje temen e korigjimit të kufinjëve", dhe si rezultat i "largpamësisë" se Tij, shkelja e sovranitetit të shtetit të Kosoves në Veri të vendit, qenka bërë, pikërisht për të ruajt shtetin dhe shtetësinë e Kosovës, absurd !
Kush absorbon ide të tilla "gjeniale", të cilat nuk i beson as lansuesi i ideve të tilla, përveq "armates kibernetike-industriale" në rrjetet sociale të cilat mbrojnë me ngulm dhe me çdo çmim sikur Agim Bahtiri, edhe me vëllavrasje , Qeverinë "legjitime" Kurti dhe VV-në si "shpetimtare" të kombit dhe Atdheut.

Nës qëndrojnë alibitë dhe justifikimet "pushtetare" për shkeljen e sovranitetit të shtetit nga ana e Serbisë armike, meq jemi në kohë pandemie globale dhe çeshtja është ; të jemi ose t'mos jemi, atëherë unë si skeptik bashkë me shumicën absolute shqiptare, kerkoj simetri në këto kohë të rënda, që i bije ; t'njëjtat masa t'i marrim edhe Ne si shtet i Kosovës në Kosoven Lindore, dhe pastaj jemi n'rregull, në të kundertën, kjo quhet me emrin e vertet, nacional-kushtetues : tradhëti e lartë ndaj atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat