Sekretari i AKR-së: Opozita nuk duhet ta fajësojë pozitën për karantinën e dirigjuar nga Beogradi – kjo është thirrja për Qeverinë Kurti

Aktuale

Sekretari i AKR-së: Opozita nuk duhet ta fajësojë pozitën për karantinën e dirigjuar nga Beogradi – kjo është thirrja për Qeverinë Kurti

Nga: N. H Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:47
Vesel Makolli

Sekretari i AKR-së Vesel Makolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment të gjatë rreth ngjarjeve të fundit në Veri të vendit.

Makolli thotë se nuk duhet të shfrytëzohet situata e karantinimit në veri të vendit për të arritur poena politike.

Sipas tij, opozita nuk duhet ta fajësojë pozitën për karantinën e dirigjuar nga Beogradi, por që thekson se Qeveria duhet ta thotë të vërtetën e mos t’i kamuflojë gjërat që janë shumë të qarta.

Ja shkrimi i tij:

Nuk duhet te shfrytezohet situata e karantinimit ne veri te vendit per te arritur poena politike, pasi qe situata te ngjajshme kane ndodhur edhe me heret. Opozita nuk duhet ta fajesoj poziten per karantinen e dirigjuar nga Beogradi, por edhe Qeveria duhet ta thote te verteten e mos ti kamufloj gjerat qe jane shume te kjarta.

Patriotizmi folklorik dhe glorifikimi, na kane sjellur ne kete derexhe. Per situaten ne veri te vendit, nuk duhet te luajme me fajin si me top pingpongu, pasi qe gjeneza e fajit eshte shume vite e dekada me pare,te mos koordinimi i faktorit tone politik e luftarak para lufte, gjate luftes dhe pas luftes.

Pse nuk thuhet e verteta per karantinimin ne veri te Ibrit, gjegjesisht ne komunat te banuara me shumice te nacionalitetit serb. Jam kunder atyre qe 20 vite nuk kane mundur te bejne asgje per shtrirjen e sovranitetit ne veri te vendit, por edhe kunder ketyre qe sa kane qene ne opozite na kane shitur mend dhe patriotizem, e tash le qe nuk e thone te verteten, por mundohen ta kamuflojne, kinse qeveria e jone e ka vendosur karantinen ne pjesen veriore. Nese veq eshte ashtu, shtrohet pyetja pse karantina ne tere Kosoven fillon ne ora 17 deri ne ora 6, kurse ne veri fillon ne ora 13. Pse ky "diskriminim" pra i pjeses veriore?

Kjo pyetje vlen per te gjithe "partizanet" e VV dhe per Zoteri Islam Lauken, ish ambasador i Shqiperise ne Kosove, i cili me nje status te tij ne fb, don me na shit mend dhe me na "qit hi syve" duke thene se Qeveria e Kosoves e ka nen menaxhim te plot situaten atje. Po te ishte situata e menaxhueshme nga ne Zoteri Lauka, nuk do te barteshin te semuret ne spitalet e Serbise, po ne spitalin tone ne Prishtine.

Jam plotesisht per hapjen e kufijeve me çdo shtet dhe per pranimin e ndihmes nga çdo shtet, ne kete situat emergjente qe e kemi me koronavirusin, por çdo gje te jete transparente dhe pa ndikime politike - Kosova duhet te jete mbi te gjitha.

Duhet definitivisht ta pranojme publikisht, qe as qeveria Kurti dhe as shimica e lidereve politike nuk jane pergjegjes per situaten ne veri, ku popullata atje i aplikon masat e dirigjuara nga Beogradi per karantinim, se nuk eshte hera e pare qe diçka e ngjajshme ndodhe. Problemi i veriut te vendit(si po quhet), e ka gjenezen shume me heret dhe te moskordinimi i faktorit tone politik dhe luftarak, para lufte,gjate luftes dhe pas luftes. Atehere ne si thote populli "kemi marr ne thue" dhe tash pas 20 viteve çlirim eshte shume e veshtire mos te them e pamundur, qe te shtrihet sovraniteti i plote deri ne Leposaviq e Jarinje(40 km nga Mitrovica).
Nese per asgje tjeter, shkaku i veriut te vendit, faktori yne politik duhet te jete unik, duke sensibilizuar edhe faktorin relevant nderkombetar per te arritur sovranitetin edhe faktik ne veri te vendit.

Nuk kemi nevoj per patriotizem folklorik dhe glorifikim, se jane shume veprime primitive sidomos tash ne shekullin XXI, por duhet te kultivojme patriotizem racional, duke i'a shpjeguar te verteten qytetareve ne menyre sa me transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat