Sëmundjet e tjera që kishin dy të vdekurit nga coronavirusi në Kosovë

Aktuale

Sëmundjet e tjera që kishin dy të vdekurit nga coronavirusi në Kosovë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 10:06
Klinika Infektive

Mëngjesin e sotëm kanë humbur jetën dy persona si pasojë e infektimit nga coronavirus. Mirëpo, ata vuanin nga sëmundje të tjera.

Sic ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, pacienti nga Prishtina që vdiq në orën 03:00, vuante nga sëmundja “Diabetes Mellitus tip 2, sy hepatorenale”.

Ndërkaq, pacienti i dytë që vdiq në orën 07:10, është nga Prizreni dhe vuante nga “Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica”.

Me këto dy vdekje, numri i viktimave nga coronavirus në Kosovë shkon në 3, duke mos përfshirë edhe një person të vdekur nga veriu, i cili humbi betejën me coronavirusin duke u mjekuar në Nish.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur në 145, nga ta 23 persona janë shëruar.

Ekspertët po njoftojnë se java që kemi hyrë është vendimtare për COVID 19, andaj kanë bërë thirrje që të respektohen masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat