Albin Kurti: Mëngjesi i sotëm na doli më i hidhur

Aktuale

Albin Kurti: Mëngjesi i sotëm na doli më i hidhur

Më: 6 prill 2020 Në ora: 13:06
Albin Kurti

Edhen dy persona kanë vdekur sot si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. E pas konfirmimit të këtyre rasteve, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka quajtur mëngjesin e sotëm të hidhur, ndërsa tha se tashmë jemi në mes të betejës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë, në ora 3:00, virusi Corona i shkaktoi vdekjen S.N., burrë, nga Prishtina, kurse, në ora 7:10, N.R., grua, nga Prizreni, gjithashtu, ndërroi jetë.

E kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur mëngjesin e sotëm si më të hidhurin që nga 13 marsi dhe 22 marsi, ditët kur u shënua rasti i parë i infektimit dhe rasti i parë fatal si pasojë e COVID-19.

“Tani i kemi tre të vdekur gjithsej. Pra, nuk ka mbaruar asgjë. Në fakt, jemi në mes të betejës. Më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar. Prandaj: Qëndroni të pastër. Qëndroni në distancë.  Qëndroni në shtëpi”, ka thënë Kurti.

Ai shton se vetëm kaq na duhet që të fitojmë.

“Më lehtë e më thjesht nuk ka qenë asnjëherë. Me pak disiplinë do t’ia dalim. I kemi 23 të shëruar e 145 raste të konfirmuara. E, nga profesionistët mësojmë se është pritur që numri i të prekurve me virusin të jetë shumë më i madh. Mirëpo, kjo nuk duhet të na relaksojë. Përkundrazi. Po hyjmë në javët kritike të virusit, dhe, ta bëjmë këtë për veten tonë, për më të dashurit tanë e, mbi të gjitha, për heronjtë në vijën e parë të frontit. Duhet ta vonojmë në kohë dhe ulim në përmasë sa më shumë ngritjen e lakores së shpërndarjes së COVID-19”,  ka shkruar mes tjerash Kurti.

Prandaj, sërish ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë të pastër, në distancë dhe në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat