Arianit Koci propozon masa rigoroze për qytetarët, s’po marrin vesh!

Aktuale

Arianit Koci propozon masa rigoroze për qytetarët, s’po marrin vesh!

Nga: N.Sh Më: 6 prill 2020 Në ora: 14:24
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci po shokohet me tollovinë që po bëhet në Prishtinë edhe në këtë kohë të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi.

Koci përmes një postimi në Facebook, propozon që Qeveria të ndalon qarkullimin prej orës 12:00.

Ai madje shkon edhe më larg duke shtuar se duhet me gjet forma për autorizimin e vetëm një anëtari të familjes që ta kryej furnizimin me ushqim.

Ai thotë se shumica e atyre që po dalin nuk janë të vetëdijshëm se janë në rrezik dhe sa i rrezikojnë personat e tjerë, andaj pohon se ata marrin vesh veç me masa shtrënguese.

Postimi i plotë:

Tollovia në Prishtinë sot, me shumë individ pa maska, dorëza dhe distancë sociale -e obligoj qeverinë që të ndalohet qarkullimi prej orës 12.00.

Ndoshta edhe me i gjetë format se si të autorizohet vetëm një anëtar i familjes që ta kryej furnizimin me ushqim.

Shumica e personave që po dalin në qytet, as nuk janë të vetëdijshëm sa janë në rrezik, dhe sa i rrezikojnë të tjerët.

Thjesht, marrin vesh veç me masa shtrënguese!

Mos e bjerr Zot me u përhapë koronavirusi si është përhapë në disa shtete evropiane - sistemi shëndetësor bjen në kollaps menjëherë.

E atëherë e kemi vonë!

Prandaj, rrini n’shpi!

E qeveria duhet menjëherë t’i shtrëngojë masat, dhe dënimet të aplikohen me rigorozitet.

Njëherësh, duhet të formohet një ekip i posaçëm që do fokusohet në zbutjen dhe sanimin e pasojave fatale, që kjo gjendje po i shkakton ekonomisë.

Por, jeta mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat