“Alarmi i Malishevës”, profesori universitar: Që në fillim e kam ngritë alarmin se Malisheva mund të jetë bombë biologjike

Aktuale

“Alarmi i Malishevës”, profesori universitar: Që në fillim e kam ngritë alarmin se Malisheva mund të jetë bombë biologjike

Nga: N. H Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka testuar të hënën 129 mostra, ku 20 kanë dalë pozitive.

Sipas IKSHPK-së, prej tyre 17 janë nga Komuna e Malishevës, përcjell gazeta “Bota sot”.

E lidhur me këtë, ka reaguar profesori universitar, Rrahman Paçarizi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se prej kohës kishte ngritur alarmin se kjo komunë mund të jetë bombë biologjike.

Ja shkrimi i Paçarizit:

ALARMI I MALISHEVES

Image
Rrahman Paçarizi

Qe ne fillim e kam ngrite alarmin se Malisheva mund te jete bombe biologjike. Nuk u mor kush me ate pune. Krejt u la ne dore te udheheqjes komunale. Komuna ka kapacitete te kufizuara financiare dhe burime njerezore te pamjaftueshme per me e trajtu nje situate te ketille. Duke qene edhe vete me origjine nga atje dhe duke pase kontakte e miq ne rrjetet sociale kam verejte se karantinimi nuk eshte respektu.

Thjesht eshte izolu Malisheva dhe qaq. Nderkohe njerezit organizonin ndeja neper oda, plot bashkatdhetare kane shetite neper familjare e miqasi e kane bo zijaret. Keto foto qe i kam pa une, i kane pa edhe ata qe kane obligim me nderhy.

Malisheva eshte konsideru nje deponi berllogu tash e sa vjet dhe eshte mendu se mjafton me e izolu nga pjesa tjeter e vendit. Tash po e shihni sa serioze eshte situata. Minister Vitia qe te kemi lavderu perdite, puna eshte shume me serioze sec e keni mendu. Veproni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat