72 rastet e testuara në karantinë dalin negative, nesër lirohen në shtëpi

Aktuale

72 rastet e testuara në karantinë dalin negative, nesër lirohen në shtëpi

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:44
Foto

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë se sot janë testuar edhe 72 raste të vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, fatmirësisht të gjitha rastet kanë rezultuar negativ.

Sadiku, theksoi se të njëjtit do të lirohen nesër nga karantina, teksa ka treguar se të njëjtit duhet të vetizolohen edhe për 14 ditë tjera në shtëpitë e tyre.

“Sot janë testuar edhe 72 persona nga Karantina! Të gjitha rastet e testuara sot kanë rezultat negativ dhe të gjithë nesër lëshohen në vetizolim në shtëpi! #rriNshpi”, shkruan Sadiku në Facebook.

Deri sonte 165 persona në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv në koronavirus, ndërkohë 23 janë shëruar.

3 të infektuar kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat