Haxhiu: Hipokrizi që ata që ndërmorrën veprime për shkëmbim territoresh, sot e kritikojnë Qeverinë për veriun

Aktuale

Haxhiu: Hipokrizi që ata që ndërmorrën veprime për shkëmbim territoresh, sot e kritikojnë Qeverinë për veriun

Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:11
Albulena Haxhiu

Rreth gjendjes së krijuar në komunat veriore, ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu i është referuar kritikave të opozitës, se gjendja nuk është menaxhuar si duhet.

Në RAPORT, ajo ka thënë se është hipokrizi që ata që kanë ndërmarrë veprime për shkëmbime territoresh, sot flasin për gjëra të tilla.

“Pra një Qeveri që ka qenë gjashtëdhjetë e ca ditë në qeverie, e paska ndarë veriun!”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhiut, arsyeja se përse nuk është përmendur futja në karantinë, është shkaku i ndjeshmërisë së situatës atje.

“Ne nuk kemi dashur ta bëjmë në tupan. Pra, vendimin për hyrjen në karantinë, e ka marrë Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat