Reagon mjeku i njohur: Malisheva shpërthej! Fajtorin duhet me kërku brenda

Aktuale

Reagon mjeku i njohur: Malisheva shpërthej! Fajtorin duhet me kërku brenda

Nga: N. H Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:29
Visar Berisha

Edhe mjeku i njohur, Visar Berisha, ka bërë një postim për rastet e reja të identifikuara në Malishevë.

Ai thotë se fajtorin duhet gjetur brenda Malishevës, se a është respektuar karantina gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë se Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka testuar të hënën 129 mostra, ku 20 kanë dalë pozitive, prej tyre 17 nga Komuna e Malishevës.

Ja shkrimi i tij:

Malisheva!

Ka hy ne karantine me 14 mars. Per dallim prej Klines e Vitise ku skishte ma raste, Malisheva shperthej!

Pse?! Une besoj se fajtorin duhet me kerku brenda ne Malisheve. A, u respektu karantina? A, kishte te futur te rinje pas 14 marsin ne Malisheve? A, u respektua distanca sociale? A, u mbyllen kafehanet e fshatrave? Dikush duhet me dhane pergjigje nga institucionet lokale atje!

Ne Malisheve ska pase karantine por kultivim te virusit, me gjase.

#HajgareEMerrHajgareTeDel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat