Nënkryetarja e Vetëvendosjes i reagon Veselit: Sot tregove se s’ka ligj për ty as në kohë pandemie

Aktuale

Nënkryetarja e Vetëvendosjes i reagon Veselit: Sot tregove se s’ka ligj për ty as në kohë pandemie

Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:34
Kadri Veseli

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për mos respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, duke folur dorë për dore, madje duke u përqafuar me disa banorë të fshatrave të veriut.

Gjatë një vizite të zhvilluar sot në disa fshatra të Zveçant dhe Leposaviçit, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, nuk kishte asnjë masë mbrojtëse, pa maskë, pa dorëza, madje, duke folur me banorët dorë për dore, e duke i përqafuar.

Postimi i plotë i nënkryetares së VV-së:

Se ishin vetë shteti, se nuk ka ligj e rregull tash e njëzet vite për ata (e as në këtë kohë pandemie !!!!), kur gjithë bota i përkulet profesionistëve shëndetësorë dhe rekomandimeve të tyre, na demonstroi sot kryetari i PDK-së.

Shtrëngime duarsh e bile edhe përqafime, në kundërshtim të plotë me thirrjet alarmante të IKSHPK-së, OBSH-së dhe ECDC-së.

Mbajtja e distancës sociale nuk është dëshirë, por obligim.

Me mosrespektim të udhëzimeve, nuk dëmtohet vetëm shëndeti i atij që nuk i përmbahet atyre, por që është shumë më e rëndësishme rrezikohet shëndeti i tjetrit, rrezikohet shëndeti publik, dhe kjo është e patolerueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat