Isa Mustafa ngushëllon familjen Xhakli për vdekjen e atdhetarit Rexhë Xhaklit

Aktuale

Isa Mustafa ngushëllon familjen Xhakli për vdekjen e atdhetarit Rexhë Xhaklit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 23:41
Isa Mustafa

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Xhakli për vdekjen e Rexhë Xhakli, atdhetar, veprimtar e biznesmen i shquar kosovar në SHBA.

Mustafa përmes një statusi në Facebook ka thënë se komuniteti shqiptar nga sot mbeti pa një njeri të urtë, të dijshëm, pa atdhetarin, i cili sipas Mustafës, pa rreshtuar mbështeti me të gjitha mjetet dhe format çështjen e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sonte kuptova se në New York iku nga kjo jetë Rexhë Xhakli, atdhetar, veprimtar e biznesmen i shquar kosovar në SHBA.
Ngushëlloj familjen Xhakli për humbjen e më të dashurit të tyre dhe komunitetin shqiptar, i cili nga sot mbeti pa një njeri të urtë, të dijshëm; pa atdhetarin, i cili pa rreshtur mbështeti me të gjitha mjetet dhe format çështjen e Kosovës. Të gjithë ne që patëm rastin ta takojmë, e kujtojmë me respekt të lartë! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat