Haradinaj: Flakë për flakë, nëse provokon Serbia – i përgjigjemi

Aktuale

Haradinaj: Flakë për flakë, nëse provokon Serbia – i përgjigjemi

Më: 7 prill 2020 Në ora: 08:56
Daut Haradinaj

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se ai që e provokon ndonjë konflikt në anën veriore të Kosovës, ai e merr përgjegjësinë.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se nëse Serbia provokon konflikt, Kosova do t’i përgjigjet me tërë kapacitetet e saj.

“Kush tenton me dhunë, me dhunë do t’i përgjigjemi. Kemi FSK-në, kemi KFOR-in, kemi Policinë, kemi edhe do të vjetra. Flakë për flakë, si të do Serbia ia bëjmë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës nuk e sheh përmes dhunës, por nëse Kosova vendoset në një pozitë të papërshtatshme, atëherë duhet të veprojë.

Ai e ka parë me dyshim armatosjen e vazhdueshme të Serbisë.

“Nuk besoj që zgjidhja në Mitrovicë është dhuna. Por ai që e provokon, ai e merr përgjegjësinë. Për atë edhe ia patëm tërhequr vërejtjen kryeminsitrit kur po armatosej Serbia”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat