Takohen Kurti e Haziri, mbyllin dyert për media për shkak të coronavirusit

Aktuale

Takohen Kurti e Haziri, mbyllin dyert për media për shkak të coronavirusit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 10:10
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri gjatë takimit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në qytetin e Gjilanit ku është pritur nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Kryeministri në detyrë këtë vizitë e zhvillon për të parë nga afër se si është gjendja me pandeminë e koronavirusit në komunën e Gjilanit.

Kurti është shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilia Rexhepi.

Kurti dhe Haziri janë duke qëndruar në Qendrën Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme në këtë qytet.

Deri më tani janë 16 raste pozitive me koronavirus në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat