Lajcak fillon me konsultime për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajcak fillon me konsultime për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 7 prill 2020 Në ora: 11:21
Miroslav Lajcak

Miroslav Lajcak këtë javë fillon me konsultime për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme Petar Stano.

Paralajmërimi i konsultimeve vjen vetëm katër ditë pasi Lacak edhe zyrtarisht u emërua si emisar i posaçëm i BE për dialog.

Mandati i emisarit të ri të posaçëm të BE është drejtuar kah arritja e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që nënkupton edhe nisjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka konfirmuar Stano.

Mirëpo një pjesë e mandatit është drejtuar edhe kah përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në mes partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi është të ndihmohet në tejkalimin e trashëgimisë së kaluarës, por edhe të kontribuohet në efikasitet dhe konsistencë të politikës së BE në Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat