Kurti flet për propozimin e AAK-së, për të ndihmuar të gjithë qytetarët me nga 100 euro

Aktuale

Kurti flet për propozimin e AAK-së, për të ndihmuar të gjithë qytetarët me nga 100 euro

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:00
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vizitës së tij në Komunën e Kamenicës, para medieve tha se pakoja emergjente e cila është prezantuar nga ministrat e Qeverisë së Kosovës është rruga e duhur përpara.

Kurti u pyet në lidhje me propozimin që e kishte dhënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të ndarë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai tha se nuk beson që një masë e tillë do të ndihmonte në këtë kohë.

“Nuk jemi të gjithë njësoj që të ndihmohemi të gjithë njësoj. Dikush ka nevojë për ndihmë më shumë dhe dikush më pak prandaj shteti ynë duhet të tregoj ndjeshmëri për këtë. Nuk besoj që një masë e tillë do të ndihmonte në këtë kohë”, tha Kurti.

Ndryshe, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abarashi gjatë të hënës ka thënë se masat e mara nga Qeveria në detyrë pas pandemisë së Coronavirusit nuk janë të mjaftueshme dhe se zbatimi i tyre po shkon shumë ngadalë.

Abrashi në një konferencë për media, tha se AAK propozon që secilit qytetar t’i ndahen nga 100 euro, ku sipas tij, do të jetë një mbështetje për tejkalimin e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat