Kurti nga Kamenica: Prilli është muaj vendimtar për krizën

Aktuale

Kurti nga Kamenica: Prilli është muaj vendimtar për krizën

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:06
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës në Gjilan ka shkuar edhe në Kamenicë për t’u njoftuar me problemet dhe nevojat e kësaj komune që po ashtu ka të prekur nga koronavirusi. Ai u prit nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati.

Kurti tha se muaji prill është vendimtar për krizën e virusit, prandaj bëri thirrje për kujdes të shtuar.

“Zakonisht bëjmë dush që dukemi bukur kur dalim jashtë, por tani duhet bërë dush kur të kthehemi. T’i ruajmë pleqtë tonë dhe ata që kanë probleme të ndryshjme shëndetësore sepse është jetike”.

“Bashkë me kryetari Kastrati diskutuam për situatën në Kamenicë, përgatitjet dhe masat që i i ka marrë kryetari. Shpresojmë që kjo lakorja të ngritet sa më pak dhe të voonohet sa m shumë”.

Kryeministri në detyrë tha se do ketë vizita të shpeshta në komunat e Kosovës, pasi që, sipas tij, kjo është domosdoshme.

“Sot vizitova dy komuna, por edhe në ditët në vijim do të shkoj në komunat e tjera sepse nevojitet bashkëpunim i ngushtë. Shembulli që po e treojmë si shtet në trajtimin e situatës duhet ta mirëmbajmë edhe këtë mua. Prilli është vendimtar”.

“Marketet të kenë kujdes në dy elemente: I pari me karrocat dhe shportat që duhet të dezinfektohen shpesh dhe pastrohen duartë pas shërbimeve dhe i dyti është me monedhat metalike dhe ato të letrës sepse kanë ndërruar shumë duar dhe mund ta kenë koronavirusin aty”.

“Bashkë me ministrat, sidomos të Shëndetësisë, do të vizitojmë komuna të Kosovës gjithandej sepse institucionet tona i kemi në nivel të lartë gatishmërie duke marrë masa emergjente, por edhe jemi falënderues për popullin dhe qytetarët që po tregojnë një kulturë përgjegjshmërie duke qëndruar në shtëpi dhe ruajtur pastërtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat