​Kurti: Të izolohemi e vetëmbrohemi, mos ta sjellim punën te respiratorët

Aktuale

​Kurti: Të izolohemi e vetëmbrohemi, mos ta sjellim punën te respiratorët

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:19
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë duke bërë përpjekjet maksimale për të parandaluar pandeminë Covid 19.

Ai gjatë vizitës në komunën e Kamenicës paralajmërojë edhe vizita tjera në komunat e tërë territorit të Kosovës.

“Po të bëjmë përpjekjet maksimale për parandalim të suksesshëm. Ne e dimë që sektori ynë i shëndetësisë publike nuk është në nivel të kënaqshëm, andaj energjitë tona janë të përkushtuara në parandalim. Po rritet edhe numri i respiratorëve që po marrim si donacion. Por le të mos e sjellim punën tek respiratorët, le të punojmë në parandalim duke u vetizoluaur dhe kufizuar lëvizjet tona”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati po konsideron se gjendja në këtë fazë në komunën që ai drejton në kontrolluar.

“Ditët në vazhdim njëra prej sfidave është relaksimi i qytetarëve. Kështu që bashkërisht po kërkojnë që kujdesi mos të bije dhe qytetarët mos të relaksohen…aktualisht i kemi 161 persona që duhet të qëndrojnë në vetëizolim për momentin në këtë fazë po e konsiderojmë se është e izoluar dhe është në kontroll”, tha ai.

Kryeministri Kurti gjatë së martës ka vizituar edhe komunën e Gjilanit. Derisa edhe në këtë takim ai ishte i shoqëruar nga ministri Vitia dhe Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat