Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë rezulton pozitiv me Covid 19

Aktuale

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë rezulton pozitiv me Covid 19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:07
Ilustrim

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë pozitiv me Covid 19 ditën e djeshme.

Kështu e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

“Po mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat” ka thënë shkurt Hoti.

Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme në vendin tonë janë regjistruar edhe  20 raste të reja me Covid 19 ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3.

Komuna më e prekur deri tani rezulton ajo e Malishevës e cila tashmë është në izolim total.

Sot gjatë ditës Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar një tur nëper komuna ku po zhvillon takime me kryetarët përkatës për të ndjekur nga afër situatën me Pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat