​Konkurset për institucionet e pavarura do të shpallen pas kalimit të Covid-19

Aktuale

​Konkurset për institucionet e pavarura do të shpallen pas kalimit të Covid-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:48
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me kryetarët e komisioneve parlamentare.

Në takim u diskutua lidhur publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura, për të cilat Kuvendi shpall konkursin dhe bën përzgjedhjen e kandidatëve.

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat