​Sveçla dhe Risi: Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve rrit efikasitetin në përballjen me Covid-19

Aktuale

​Sveçla dhe Risi: Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve rrit efikasitetin në përballjen me Covid-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:30
Foto nga takimi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh koordinator i grupit ndër-institucional për menaxhimin e incidenteve, Xhelal Sveçla ka pritur në takim gjeneralmajor, Michele Risi, komandant i KFOR-it në Kosovë dhe gjeneralbrigade Shawn Harris në cilësinë e shefit të stafit.

Sipas ministrisë, në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së pandemisë Covid-19, me theks të veçantë për masat e marra nga ana e Qeverisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim te parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

“Sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë, u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Michele Risi, shprehu përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe ofroi mbështetjen e KFOR-it me të g jitha kapacitetet ekzistuese.

Ministria nëpërmjet një komunikate, thotë se të dy palët u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe KFOR-it është i mirë, dhe se komunikimi dhe koordinimi do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh ditëve në vijim duke qenë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të rris dukshëm efikasitetin në përballjen me pandeminë e Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat