Dalin informacione të reja rreth gjendjes së foshnjës 5 muajshe të prekur me COVID-19

Aktuale

Dalin informacione të reja rreth gjendjes së foshnjës 5 muajshe të prekur me COVID-19

Nga: A.M. Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:45
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes shëndetësorë të foshnjës pesë muajshe që është infektuar me COVID-19.

Ai në një postim në Facebook, ka dhënë lajmë të mira, duke thënë se foshnja është mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi.

Postimi i plotë:

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është e mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që prindërit me foshnje dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile.

 

#rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat