Mësohen detaje për viktimën e fundit të COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Mësohen detaje për viktimën e fundit të COVID-19 në Kosovë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Një 56-vjeçar nga Komuna e Prishtinës, i cili vuante nga koronavirusi, ka ndërruar sot jetë në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë.

Media merr vesh se 56-vjeçari ishte pranuar sot në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjatë orëve të mbrëmjes ka ndërruar jetë.

Sipas kumtesës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ai vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

“Rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet”, ka njoftuar IKShPK të martën në mbrëmje.

Me këtë rast, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në pesë (5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat