Muja: Kjo që i ka ndodhur Vjosa Osmanit, nuk ndodh as në SHBA dhe as në perëndim

Aktuale

Muja: Kjo që i ka ndodhur Vjosa Osmanit, nuk ndodh as në SHBA dhe as në perëndim

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:51
Vjosa Osmani

Analisti politik Armend Muja, ka thënë se kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, mbrëmë e ka thënë atë që e kishte premtuar para zgjedhjeve.

Ai teksa ka komentuar intervistën e saj në “Desku”, ka nxjerr pesë konkluzione, përcjell Bota sot.

"Ajo çfarë dëgjova nga intervista ishte kjo: (1) 'Merkel' e Kosovës para zgjedhjeve është bërë subjekt tallje në parti pas zgjedhjeve, (2) LDK premton diçka tjetër para zgjedhjeve kurse vepron ndryshe pas zgjedhjeve, (3) bartësja e listës zgjedhore, nënkryetare, kandidate për Kryeministre me 176,000 vota nuk është ftuar në mbledhje, (4) Votat i mbledh rinia e vendimet i merr pleqësia, (5) votuesit i shërbejnë kryesisë, e jo kryesia votuesve. Kjo po i bie 'Vjosa punon, Isa ndërton'”, ka shkruar Muja në një postim në Facebook.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur me Osmanin, nuk ndodh as në SHBA dhe as në Perëndim.

Postimi i tij i plotë:

Intervista e Vjosa Osmani - Ajo cfare degjova nga intervista sot ishte kjo: (1) 'Merkel' e Kosoves para zgjedhjeve eshte bere subjekt tallje ne parti pas zgjedhjeve, (2) LDK premton dicka tjeter para zgjedhjeve kurse vepron ndryshe pas zgjedhjeve, (3) bartsja e listes zgjedhore,nenkryetare, kandidate per Kryeministre me 176,000 vota nuk eshte ftuar ne mbledhje, (4) Votat i mbledh rinia e vendimet i merr pleqesia, (5) votuesit i sherbejne kryesise, e jo kryesia votuesve. Kjo po i bjen 'Vjosa punon, Isa nderton'.

Kjo nuk ngjet ne demokraci, as ne SHBA e as ne Perendim. Nese qendron keshtu situata atehere kjo gjason me praktika Lindore. Ne zgjedhjet e fundit, nga 31 anetare te Kryesise, vetem 8 kane arritur te marrin vota te mjaftueshme per deputet dhe 15 nuk ishin fare ne listen zgjedhore. Te gjithe anetaret e kryesise (175,439) kishin me pak vota sesa Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku (205, 547). Vjosa Osmani e vetme kishte me shume vota se sa te gjithe anetaret e kryesise qe votuan per mocionin.

Vjosa Osmani sot e tha 100 % ate qe e ka premtuar para zgjedhjeve. Mbase ne LDK ka edhe qe nuk pajtohen me te, por ajo eshte emblematike per guximin, konsistencen dhe parimsine. Ka pase batica e zbatica ne LDK, por gjithmone eshte rikthyer.

Ne garat zgjedhore te viteve te fundit VV dhe PDK jane shume me te dallueshme - PDK nuk ka vija te kuqe per asnje parti, kurse VV ka vija te kuqe per shumicen e partive. Ato i thone hapur para dhe pas zgjedhjeve. Kjo se LDK deklaron dicka tjeter para zgjedhjeve dhe vepron ndryshe pas zgjedhjeve nuk perben lajm qe nga viti 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat