Ky është imami që u prek me koronavirus pasi shpërndau ndihma

Aktuale

Ky është imami që u prek me koronavirus pasi shpërndau ndihma

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:56
Bajram Sefedini

Personi i fundit i infektuar me koronavirus në Vushtrri është imami i fshatit Smrekonicë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një lidhje direkte.

Mësohet se imami i prekur me koronavirus është Bajram Sefedini.

Po ashtu mësohet se ky imam ka shpërndarë ndihma në fshatin Smrekonicë ku dyshohet se u infektua.

Vetëm mbrëmë tetë persona janë infektuar me koronavirus 7 anëtarë të një familjeje dhe imami Sefedini.

Fshati Smrekonicë është në karantinë tash e disa ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat