Haxhi Shala: Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë fare nuk janë interesuar për qytetarët e Malishevës

Aktuale

Haxhi Shala: Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë fare nuk janë interesuar për qytetarët e Malishevës

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:06
Haxhi Shala

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala tha se ne këto ditë të vështira të izoluar e të prekur nga pandemia globale COVID-19 dhjetëra komuna janë të prekura e që po përballen me këtë pandemik.

Shala tha se kryeministri në detyrë dhe ministri i Shëndetësisë fare nuk janë interesuar për qytetarët e Malishevës dhe se po përdorin institucionet si instrument politik duke vepruar mbi baza elektorale e inate politike.

Ai shtoi se pavarësisht rrethanave, Malisheva është mësuar të tejkalojë krizat që kanosin qytetarët e saj me jetë.

Postimi i plotë:

Në këto ditë të vështira të izoluar e të prekur nga pandemia globale Covid- 19, përfshirë edhe Kosovën, siç e dini kemi dhjetëra komuna të prekura në vend që po përballen me këtë pandemi, duke përfshirë edhe #Malishevën.

Numri i të prekurëve në Malishevë fatkeqsisht është numër i madh dhe po rritet çdo ditë, ndërsa niveli qendror i udhëhequr nga qeveria në detyrë, përkatësisht Kryeministri dhe Ministri i Shendetit, fare nuk janë interesuar për qytetarët e Malishevës, ata po përdorin institucionin qëndror të shëndetësise si instrument politik duke vepruar mbi baza elektorale e inate politike.  

Pavarësisht rrethanave, Malisheva është mësuar të tejkalojë krizat që kanosin qytetarët e sajë me jetë. Së bashku me pushtetin lokal dhe me mjeket e infermeret, furrtarët, farmacistët, vullnetarët, e të tjerë, Malisheva mbetet e pa lëkundur në vijën e parë të fronit për të luftuar këtë pandemi dhe përhapjen e sajë.

Unë me mirësi u bëj apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të shmangin maskimalisht ekspozimin e tyre në vendet publike madje duke përdorur udhëzimet për mbrojtjen ose parandalimin e kësaj pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat