Thaçi: Ndihma e parë mjekësore nga jashtë erdhi nga Turqia

Aktuale

Thaçi: Ndihma e parë mjekësore nga jashtë erdhi nga Turqia

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:54
Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se kanë arritur në Kosovë ndihma mjekësore nga Turqia.

Ai duke thënë se kjo është ndihma e parë që po vjen nga jashtë ka falënderuar presidentin Erdogan dhe popullin turk.

“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dalë në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat