Këshilltari i kryeministrit Kurti ia lë fajin Beogradit për të infektuarit në veri

Aktuale

Këshilltari i kryeministrit Kurti ia lë fajin Beogradit për të infektuarit në veri

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:24
Nenad Rashiq dhe Albin Kurti

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së kryeministrit të Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar se lufta kundër epidemisë së koronavirusit për momentin është prioritet kryesor në Kosovë, sfidë e cila mund t’i bashkojë shqiptarët dhe serbët në këtë luftë.

Ai ka deklaruar se “në rastin e serbëve, dikush to të mendojë se ne kemi më lehtë  sepse dy institucione po kujdesen për ne, ai i Kosovës dhe e Serbisë”.

Por për fat të keq, në disa zona madje ka qenë e kundërta e kësaj. Shembull janë ngjarjet e fundit në veri të Kosovës ku për shkak të injorimit i cili ishte i qartë disa javët e para nga ana e institucioneve në Beograd, ky injorim u pasqyrua edhe te njerëzit në veri. Nuk kanë qenë të kujdesshëm në fillim dhe tani kemi rritje të numrit të rasteve, e që ndodhi pikërisht për shkak të paralajmërimit të vonuar, apo të themi më mirë paralajmërimit i cili nuk erdhi me kohë nga Beogradi”, thotë Rashiq.

Mirëpo serbët në jug janë në situatë më të mirë, pasi i kanë dëgjuar këshillat e Prishtinës.

“Unë mendoj se koronavirus nuk do të ketë në jug sepse, duke shikuar nëpër mjedis ku unë jetoj, njerëzit janë mjaft të ndërgjegjshëm dhe janë përmbajtuar distancimit social. Në momentin e duhur kemi dëgjuar këshillat e Prishtinës të cilat kanë qenë me qëllim të mirë, kemi filluar me izolim kur ishte koha, kështu rreziku është më i vogël për serbët të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër”, ka thënë Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat