KfW-ja ndihmon Kosovën me 13.5 milionë euro, Bislimi thotë se në këtë kohë grantet janë ndihmesë e madhe

Aktuale

KfW-ja ndihmon Kosovën me 13.5 milionë euro, Bislimi thotë se në këtë kohë grantet janë ndihmesë e madhe

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:48
KfW dhe Bisnik Bislimi

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman, kanë nënshkruar dy Marrëveshjeve grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi”.

Bislimi tha se këto grantet janë të mirë së ardhura duke parë hezitimin e bankave për të mbështetur bujqit vendor dhe kapin vlerën e 13.5 milionë eurove.

“Siç e dini bankat hezitojnë që të mbështesin sektorin e bujqësisë, por në grantet shtohet edhe ky fond prej 11 milionë eurosh për të mbështetur me garancione sektorin e bujqësisë. Mendoj që në këtë situatë ku po përballemi me pandemi çdo mbështetje është e mirëseardhur. Pala gjermane asnjëherë nuk ka hezituar me qenë partner shumë serioz”.

“Pra po them në kohë të pandemisë kur ka rënie të importit është me rëndësi që të shtohet gatishmëria e fermerëve kosovarë për me rrit prodhimin dhe ne shpresojmë që përmes kësaj dritare të ndodh. Ndërkaq nga Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi, dua të cek se nga ky grant nuk përfitojnë vetëm sektori publik, por edhe sektori privat”, tha ai.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se në këtë gjendje në cilën gjendet Kosova, por edhe e gjithë bota është e rëndësishme nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve.

“Duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme kemi nënshkruar dy marrëveshje. Në njërën anë marrëveshja ka të bëjë me dyfishimin e përkrahjes së Fondit Kosovar ndërsa marrëveshja e dytë i dedikohet themelimit të fondit të sfidave të Kosovës që ka për qëllim ngritjen dhe aftësimit profesional”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat