Vjosa Osmani gjatë fushatës zgjedhore nuk e kishte përjashtuar koalicionin LDK–AAK-NISMA

Aktuale

Vjosa Osmani gjatë fushatës zgjedhore nuk e kishte përjashtuar koalicionin LDK–AAK-NISMA

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:10
Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë deklaroi se ajo nuk do të hyjë në listën garuese të LDK-së nëse subjekti i saj bën një koalicion me partitë e PAN-it.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, kishte thënë Osmani.

Mirëpo kjo deklaratë e nënkryetares së LDK-së bie në kundërshtim me atë që Osmani kishte deklaruar në fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të 6 tetorit më 2019.

Nëse koalicioni me Vetëvendosjen na dështon, Osmani kishte thënë që Këshilli Drejtues i LDK-së e ndalon vetëm koalicionin me PDK-në, të cilës ajo i kishte rënë vijë të kuqe, por jo edhe AAK-së dhe Nismës.

Kryekuvendarja Osmani, gjithashtu ka folur rreth mocionit që qoi deri tek rrëzimi i qeverisë Kurti.

Ajo i ka akuzuar bashkëpartiakët e saj, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu për prishjen e këtij koalicioni, duke thënë se këta të dy ishte një ndër zërat e fuqishëm që ndikuan në rrëzimin e qeverisë.

Për zëvendëskryeministrin Hoti, Osmani ka thënë se duhet të kishte besim te kjo qeveri pasi që sipas saj ishte qeveria më e mirë që kishte Kosova ndonjëherë.

“Çdo ditë e me shumë brenda qeverisë u rrit zëri kundër qeverisë së Kosovës, kështu deklaratat e Avdullah Hotit nëpër emisione ishte një zë sfidues ndajë qeverisë dhe kështu edhe ndodhi rrëzimi i qeverisë. I kam thanë Hotit që kjo është gabim dhe se duhet ti besohet kësaj qeverie”,ka thënë ajo në Desku.

Ndërkohë, për ish-ministrin e Brendshëm, ka thënë se ai nuk do duhej të ishte ministër në një qeveri në të cilën nuk e beson.

“Unë mendoj që nuk do duhej ministër Agim Veliu në një qeveri që nuk e beson, siç e ka thënë edhe ai vet”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat