Prezenca e Njësisë Speciale në Qendrën e Studentëve, drejtori Sfishta mohon të ketë pasur revoltë nga personat e karantinuar

Aktuale

Prezenca e Njësisë Speciale në Qendrën e Studentëve, drejtori Sfishta mohon të ketë pasur revoltë nga personat e karantinuar

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Është raportuar se pak minuta më parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është parë duke hyrë në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë.

Po ashtu në media u raportua se ndërhyrja e Njësisë Speciale u bë shkaku i një revolte nga personat që tashmë janë vendosur në karantinë.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

“Në qendrën që unë e menaxhoj nuk ka pasur kurrfarë revolte”, ka thënë Sfishta.

Në anën tjetër zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se policia ndërhynë aty ku i kërkohet.

“Policia e Kosovën në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj, ju asiston institucioneve dhe ndërmerr veprime policore aty ku vlerësohet dhe kërkohet prezenca policore”, ka thënë Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat