Kurti tregon se pse nuk e vizitoi Malishevën

Aktuale

Kurti tregon se pse nuk e vizitoi Malishevën

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:31
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti derisa ishte në vizitë në Gjakovë, u përgjigj në pyetjen, pse nuk ka shkuar në vizitë në Malishevë në komunën me më së shumti raste me Coronavirus.

Kurti tha që atje nuk ka shkuar pasi pak më parë ishte edhe ministri në detyrë i MPB-së, Xhelal  Sveçla.

Mirëpo, kryeministri ka treguar edhe se kur do të shkoj në këtë qytet për vizitë.

“Dje kam qenë në Gjilan e Dardanë, sot në Klinë, Pejë e Gjakovë, nuk shkova në Malishevë pasi pardje shkoj ministri që është ushtrues detyre. Sveçla e nesër do ta vizitoj Malishevën dhe dy komuna tjera”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat