Dyshohet se një zyrtar i UNMIK-ut e ka bartur i pari virusin në veriun e Mitrovicës

Aktuale

Dyshohet se një zyrtar i UNMIK-ut e ka bartur i pari virusin në veriun e Mitrovicës

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Dyshohet se një zyrtar i UNMIK-ut, mund të jetë pacienti zero në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Një zyrtar i UNMIK-ut është i ashtuquajturi “PACIENTI ZERO” në komunat veriore të banuara kryesisht me serbë. Madje, ai mund të quhet realisht edhe njeriu i parë i infektuar me COVID-19 në tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë një burim i RTK-së nga Mitrovica e Veriut, i cili ka lidhje zyrtare me zyrën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe i njëjti i punon në një organizatë tjetër ndërkombëtare në Kosovë.

Megjithëse, një lajm i tillë nuk është konfirmuar ende, RTK do ta kërkojë qëndrimin e UNMIK-ut për këtë.

“Zyrtari në fjalë është kthyer në vendin e punës, pas një pushimi, me simptomat e COVID-19 me datën 12 mars, dhe tri ditët e para ka qenë i pranishëm në vendin e punës, mirëpo në atë kohë askush nuk e merrte seriozisht virusin këtu”, ka thënë burimi ynë.

“Madje, ai bënte shaka, duke thënë se edhe nëse është i infektuar me Corona, serbëve të Kosovës nuk u bën asgjë ky virus, sepse amerikanët u kanë bombarduar juve më herët dhe ju kanë bërë imunë me këto gjëra”, ka thënë ai, duke dashur të nënkuptojë se bëhet fjalë për një qytetar të një shteti i cili nuk është mik me SHBA-të, duke aluduar se ai është rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat