Arben Vitia tregon nga cili muaj mund të lirohet Kosova nga izolimi

Aktuale

Arben Vitia tregon nga cili muaj mund të lirohet Kosova nga izolimi

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:23
Arben Vitia

(E plotësuar) - Maska, dorëza dhe teste për verifikimin e rasteve me koronavirus, kanë arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, si pjesë e kontingjentit të parë të ndihmave nga Turqia për institucionet e Kosovës me qëllim të menaxhimit të situatës me COVID-19.

Për të pritur këto ndihma sot pasdite në aeroport kishin dalë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Viti, ai i Infrastrukturës, Lumir Abdigjiku dhe këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj.

Ministri Vitia tha se ky donacion tregon solidaritetin dhe miqësinë në kuadër të betejës me COVID-19. E krahas kësaj, ai theksoi se më këto ndihma institucionet shëndetësore do ta kenë më të lehtë luftimin e kësaj pandemie.

Vitia: Sot nga populli turk kemi pranuar një ndihmë të konsiderueshme

“Tregon solidaritet dhe miqësi në kuadër të luftës që po përballemi, b etejës që kemi me COVID-19 në Kosovë, por jo vetëm. Në këtë pandemi e gjithë bota po përballet me këtë situatë. Sot nga populli turk në vazhdën e ndihmave që na kanë mbërritur edhe nga miqtë e tjerë, si nga BE, SHBA e miq të tjerë, sot nga populli turk kemi pranuar një ndihmë të konsiderueshme për popullin e Kosovës që të përballemi më lehtë dhe më mirë me COVID- 19. Miqtë e mirë shihen në ditë të vështira, dhe në kohën kur gjithë miqtë tanë, njësoj si në Kosovë po përballemi me këtë problem është akoma, jo vetëm me solidaritet, por edhe një humanizëm diçka hyjnore që po ndodhë” tha Vitia.

Në katër javët e para, Arben Vitia pohoi se janë përballur me mungesë të furnizimeve me materiale shëndetësore, por falë ndihmave dhe masave të marra nga qeveria në detyrë, tashmë gjendja është nën kontroll.

Vitia apeloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dy-tri javët e ardhshme, e pas tyre pret rënie të rasteve të infektuara.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, tha se këto ndihma janë nisur me kërkesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoan, ku sipas tij në këtë donacion përfshihen maska, dorëza dhe teste për verifikimin e personave me COVID-19.

Sakar: Jemi të lumtur që i jemi përgjigjur pozitivisht Kosovës

“Jemi shumë të lumtur që kemi pasur mundësi t’i përgjigjemi pozitivisht Kosovës. Jemi të kënaqur që po shohim se mbështetjet dhe ndihmat tona në mënyrë konkrete po realizohen tani për Kosovën. Këto ditë të vështira që po kalojmë ne sot na i rikujtuan që se sa është e rëndësishme në ditët e vështira të qëndrojmë pranë miqve tanë. Sot, jo vetëm Kosovës, por ndihmat tona i kemi dërguar edhe në vendet e rajonit. Sot këtu në mesin e këtyre ndihmave që janë përcjellë nga Turqia, kemi prurë dorëza, maska dhe disa teste që mundësojnë verifikimin e kësaj sëmundjej e", tha ambasadori Sakar.

Falënderues ndaj këtij donacioni u shpreh edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lurim Abdixhiku, i cili bëri të ditur se do të organizojnë një fluturim për qytetarët që kanë mbetur në Turqi.

Abdixhiku: Brenda 10 ditëve do të organizohet një fluturim Stamboll-Prishtinë

“Ne do të planifikojmë brenda 10 ditëve të ardhshme një fluturim nga Stambolli për Prishtinë për të kthyer qytetarët tanë që kanë mbetur atje dhe për gjithë këtë periudhë të njëjtit kanë pranuar ndihma nga Republika e Turqisë”, tha Abdixhiku.

Këshilltari i presidentit, Ardian Arifaj tha se sot po realizohet premtimi i dhënë përmes një bisede telefonike para disa ditëve i presidentit të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.

Këto ndihma, sipas tij, do t’iu shërbejnë mjekëve në këtë kohë pandemie, dhe njëherësh dëshmojnë për miqësinë ndërmjet dy vendeve.

Abdixhiku: Hapësira ajrore dhe aeroporti janë të hapura për qytetarët dhe për ndihmat e miqve në kohë të vështirë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se hapësira ajrore e Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës janë të hapura për qytetarët dhe për ndihmat e miqve që i gjinden Kosovës në kohë të vështirë.

“Në emër të qeverisë falënderoj popullin turk që në këto kohë të vështira gjejnë kohë të ndihmojnë Kosovën dhe popullin e Kosovës. Falënderoj Republikën e Turqisë që po i ndihmon qytetarët tanë në periudhën e kthimit nga shteti turk, poashtu një fluturim nga Stambolli pritet të realizohet gjatë javës së ardhshme”, tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se gjatë qëndrimit në Turqi qytetarët kanë pranuar ndihmë nga shteti turk.

“Falënderime që janë gjendur pranë nesh në këto kohë të vështira. Faleminderit”, përfundoi Abdixhiku

***

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në dy ditët e ardhshme do të fillojnë me ndërmarrjen e masave nga kjo ministri, konform ligjit që është në fuqi, lidhur me karantinimin e komunave.

Ai ka thënë se duhet të reagojnë para datës 13 pill kur edhe hyn në fuqi aktvendimi i Kushtetueses, e cila është deklaruar se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jo kushtetues.

Qeveria e Kosovës kohë më parë vendosi të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në orare të caktuara, gjë për të cilën tha se u bazua në ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ligjin për shëndetësi.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin, duke e konsideruar jo kushtetues, por që e la në fuqi deri më 13 prill.

Ministri i Shëndetësisë tha se po punojnë të ndërmarrin masat e reja, bazuar në ligjet në fuqi, para datës 13 prill kur edhe hyn nà « fuqi konstatimi i Kushtetueses.

Vitia tha se edhe nga takimi me kryetaren në detyrë të Kuvendit Vjosa Osmani dhe ministrat e linjës janë pajtuar që ligji i cili ekziston ka nevojë për plotësim ndryshime. Por, sipas tij, duhet të veprohet para 13 prill me masa të tjera.

Vitia: Do të ndërmarrim masat e duhura për karantinimin e qyteteve

“E kemi formuar një grup punues, nga katër ministri, që të fillojmë si Ministri e Shëndetësisë, në bazë të legjislacionit që është në fuqi të ndërmarrim masat e duhura me karantinimin e qyteteve, në të njëjtën kohë, natyrisht në koordinim me Kuvendin e Kosovës, në këtë rast me zonjën Osmani, jemi dakorduar që ky ligj i cili ekziston sot ka nevojë për plotësim ndryshime dhe do të bëhen këto plotësim ndryshime, mirëpo ne duhet të reagojmë tani pasi 13 prilli është data e fundit kur duhet të hyjë në fuqi aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Vit ia tha se bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti po bisedojnë me kryetarët e komunave, në mënyrë që të vendosin për secilën komunë, meqë jo në të gjitha duhet të ndermirën masa të njëjta.

Vitia: Para 13 prillit do të marrim masat e duhura lidhur me kufizimin e lëvizjes

“Me kryeministrin Kurti edhe disa takime i kemi pasur me disa nga kryetarët e komunave, me disa të tjerë vetëm jemi dëgjuar në telefon në mënyrë që karantinimi i zonave të veçanta dhe komunave të veçanta, ashtu siç e kemi thënë të shkojë në koordinim të plotë me kryetarët e komunave, sepse secila komuna i ka specifikat e veta, disa masa që do të merren në një komunë, jo domosdo do të merren në komunën tjetër. Andaj kemi filluar këtë lloj kontaktimi me kryetarët e komunave dhe ne mund të them nga nesër ose pasnesër do të fillojmë me ndërmarrjen e masave nga Ministria e Shëndetësisë, konform ligjit që është në fuq i”, tha Vitia.

Më 23 mars 2020, Qeveria e Kosovës vendosi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa më 31 mars Gjykata Kushtetuese vlerësoi se i njëjti nuk është në përputhje me Kushtetutën.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar donacionin me pajisje  mjekësore nga Turqia.

Vitia ka bërë të ditur se pashijet do të shpërndahen në Malishevë , për komunitete dhe për të gjitha ato komuna që kanë nevojë

Ministri ka thënë se nga muaji maj do të zvoglohen rastet dhe do të jemi më të lirë andaj edhe tri javë të rrimë të mbyllur.

Më së shumti deri në fund te muajit prill mund te jemi kështu dhe pastaj do të ndryshojë situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat