​Veseli i bindur se më 14 prill Kuvendi do të miratojë pakon e re financiare

Aktuale

​Veseli i bindur se më 14 prill Kuvendi do të miratojë pakon e re financiare

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:44
Kadri Veseli

Institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë mbështetje më të madhe për komunat e vendit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Kështu tha kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me kryetarin e Komunës se Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Veseli tha se beson që më 14 prill do ta miratojnë pakon e re financiare në Kuvendin e Kosovës, e cila do të ndihmojë dukshëm institucionet shëndetësore dhe bizneset në luftën kundër pandemisë.

“Besoj se me datën 14 prill do të kemi miratimin në Kuvendin e Kosovës pa shumë debate, të një pakoje e cila do të jetë financiare për shumicën e këtyre edhe të komuniteteve, edhe te bizneseve edhe të komunave, edhe për përforcimin e punonjësve shëndetësorë, përveç subvencionimit i cili do të bëhet drejtpërdrejt dhe të jenë më të gatshëm për tu ballafaquar me sfidën te cilën e kemi bashkërisht. Do të kemi sukses jam shumë i sigurt”, u shpreh Veseli.

Veseli u ka uruar komunitetit Romë, Ditën Ndërkombëtare të tyre, ndërkohë tha se është koha e luftës së suksesshme të pandemisë.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha tha se kanë marrë disa masa në komunën që ai udhëheq në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Derisa shtoi se kanë nevojë për përkrahje më të madhe nga niveli qendror.

“Kërkuam që në pakon e re fiskale, e cila do të përgatitet së shpejti sipas informacioneve që kemi, komuna të futet në pako më fuqishëm. sepse bartësi kryesor i luftës kundër korona virusit janë komunat. Ne ballafaqohemi me të sëmurë, përveç Klinikës Infektive dhe IkShP-së, janë komunat… kryetari më siguroi që komuna do të jetë prioritet i pakos fiskale edhe disa biznese që nuk kanë hyrë aty, do të provojnë me u fut. Sepse ne jemi një komunë me shumë biznese, dhe ato kanë filluar pak ta ndiejnë lodhjen e kësaj gjendje. Por, po shpresojmë që shpejt do ta kalojmë këtë gjendje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e instucioneve shëndetësore, në mënyrë që të parandalohet përhapja e e covid-19.

Përfaqësuesi i komunitetit romë, Fehmi Gashi tha se deri më tani janë përkrahur në projekte për komunitetin, nga Komuna e Fushë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat