Kurti: Do bëjmë përpjekje që në maj të fillojmë gradualisht t’i kthehemi normalitetit

Aktuale

Kurti: Do bëjmë përpjekje që në maj të fillojmë gradualisht t’i kthehemi normalitetit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:48
Albin Kurti

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri priti në takim pune kryeministrin në detyrë Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat Arben Vitia, Hykmete Bajrami dhe Emilia Rexhepi.

“Takimi kishte karakter pune për t’u koordinuar rreth menaxhimit te kësaj situate me COVID-19 dhe ne si Komune kemi bere te gjitha përgatitjet dhe jemi si Shtab Emergjentë jemi ne monitorim te situatës. Përveç rasteve ne Llugagji me disa familjar nuk kemi raste tjera dhe dashtë zoti mos te kemi tjerë”, citohet të ketë thene i pari i Pejës, Muhaxheri.

Kryeministri ne detyrë Albin Kurti nder te tjera është shprehur se si qeveri dhe si ekip i menaxhimit te situatës po bëjnë përpjekje qe nga muaji maj te fillojmë gradualisht t’i kthehemi normalitetit, nëse vazhdojmë edhe ne edhe qytetaret i respektojnë rregullat e sidomos lëvizjet nëpër sheshe, parqe dhe markete.

Ndërsa, ministri i SHëndetësisë, Arben Vitia citohet të ketë thënë se “bazuar ne menaxhimin e qëndrueshëm te situatës besoj se jemi ka fundi i maratonës dhe nuk bën te ndalemi”.

“Me lejoni t’i falënderoj mantel bardhët e Komunës se Pejës dhe Drejtorin z. Loci për një përkushtim maksimal tuajin. Po ju njoftojmë se ne mungesë te numrit te mjaftueshëm te Mikrobiologëve dhe te Infektologeve, megjithatë po i bëjmë rreth 200 mostra gjatë 24 orëve me një punë efektive 24 orë pa pushim”, tha Vitia sipas komunikatës së Komunës së Pejës.

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj u dakorduan se po bëhet një punë e mirë dhe me përkushtim me mësimin online përmes faqes E-mësimi dhe Zoom, që po tregon efekt pozitiv, ekipet e ekspertëve po i shqyrtojnë alternativat si të veprojmë me testet e arritshmerisë dhe atë te maturës për këtë vit shkollorë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Loci i falënderoi te gjithë për angazhimin sidomos te gjithë stafin e qendrave te mjekësisë familjare. Ai tha se raportet janë te mira nga terreni dhe se ka rënë numri i të interesuarve për kontrolle të dyshimta. “Ne në bashkëpunim me komunat e rajonit e monitorojmë edhe piken kufitare ne Kullë dhe udhëtimet grupore i dërgojmë ne Karantinë ne Konviktin e Studenteve”, tha ai.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Xhenet Syka paraqiti shqetësimin e Bizneseve te vogla dhe te mesme me qellim te përfshirjes ne pakon qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat