Befason Milaim Zeka: Këto janë dy fitoret e Albin Kurtit

Aktuale

Befason Milaim Zeka: Këto janë dy fitoret e Albin Kurtit

Nga: N. H Më: 8 prill 2020 Në ora: 18:34
Milaim Zeka dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai me theks të veçantë, ka thënë se Kurti përgjatë kësaj kohë as pranoi që të flitej për gjendjen e jashtëzakonshme, për çka Zeka këtë e konsideron si fitore të Kurtit.

Fitorja e dytë, sipas Zekës, është edhe letra drejtuar Miroslav Lajçakut, ish MPJ të Sllovakisë, njeriut me anti Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Dy fitoret e Albinit

Veriun e beri zap me Vuqiçin, dialogun me Lajçakun

Nuk pranoi se nuk pranoi as qe te flitej per gjendjen e jashtezakonshme. As goja e presidentit te vendit, as profesori i tij i nderuar, Isa Mustafa, as Mistri Veliu, askush nuk do te guxonte me fole per ato pune.

Ama kur “vellai” i Beogradit foli, keta u stepen. E gjeten justifikimin: “Veriun na e ka nda Hasha”!

Fitoreja e dyte e Albinit, eshte letra drejtuar Miroslav Lajçakut, ish MPJ te Sllovakise, njeriut me anti Kosove, e mos te flasim per pavaresi.

Albini frigohej me shku ne Shtepine e Bardhe me Hashimin, ama te Lajçaku vet ka kerkuar te shkoje me Presidentin e Kosoves, ama ka nje ndryshim; Ne Amerike do ishte dyshi, ketu eshte njeshi, sepse renditjen e ka ba vet, sipas deshires se tije te brendeshme.

Petsonalisht nuk besoje qe ja mberrin ymri politik me ba nje gje te tilla, dhe ka harruar udheheqesi i popullit dhe shtetit, se renditjen e listes per dialog e bene Washingtoni dhe Brukseli, e jo Albin Kurti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat