Manaj: LDK është goditur keq nga të gjitha anët, ju kanë vrarë udhëheqësit dhe veprimtarët por ajo gjithmonë ka dal më e fuqishme

Aktuale

Manaj: LDK është goditur keq nga të gjitha anët, ju kanë vrarë udhëheqësit dhe veprimtarët por ajo gjithmonë ka dal më e fuqishme

Nga: N. H Më: 8 prill 2020 Në ora: 20:04
Shkëmb Manaj

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, përmes një postimi në Facbook, ka folur për akuzat që po vijnë ditëve të fundit në drejtim të partisë së tij.

Ai ka thënë se historia ka treguar se partia e tyre sa më shumë është goditur, aq me shumë është kompaktësuar dhe forcuar.

Manaj ka thënë se LDK është goditur keq nga të gjitha anët, ju kanë vrarë, plagosur, burgosur, maltertuar e linçuar udhëheqësit dhe veprimtarët e saj anë e kënd Kosovës, por ajo gjithmonë ka dal me e fuqishme pas çdo furtune.

Ja shkrimi i tij:

Historia ka treguar se LDK sa më shumë është goditur, aq me shumë është kompaktësuar dhe forcuar.

Në këto 30 vite të veprimtarisë së saj, para, gjatë dhe pas luftës, LDK është goditur keq nga të gjitha anët, ju kanë vrarë, plagosur, burgosur, maltertuar e linçuar udhëheqësit dhe veprimtarët e saj anë e kënd Kosovës, por ajo gjithmonë ka dal me e fuqishme pas çdo furtune.

E tillë, do të jetë nesër dhe në të ardhmën sepse i ka brezat e brumosur në filozofinë rugoviane që do ta mbajnë gjallë frymën dhe do ta trasojnë mëtutje vizionin për Kosovën evropiane dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Ne jemi këtu ✌️✌️ !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat