​Abazi godet Thaçin e Mustafën: S’mund të vendosin afate e të numërojnë ditë

Aktuale

​Abazi godet Thaçin e Mustafën: S’mund të vendosin afate e të numërojnë ditë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 20:28
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi është deklaruar në lidhje me mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhjet e reja, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se presidenti Thaçi dhe kreu i LDK-së Mustafa duhet t’i përmbahen ligjit dhe Kushtetutës.

“Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin, por nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë. T’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës, sepse është kohë pandemie dhe na duhen sa më pak probleme të tilla”, shkruan Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat