Lajm i rëndë: Vdes e moshuara nga Banja e Malishevës, e dyshuar me koronavirus

Aktuale

Lajm i rëndë: Vdes e moshuara nga Banja e Malishevës, e dyshuar me koronavirus

Nga: A.J Më: 8 prill 2020 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së ka vdekur një paciente 66-vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19.

E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19.

***

Covid-19 ia ka marr jetën edhe një gruaje e cila ishte e shtrirë në Kliniken Infektive në QKUK.

Dyshohet se gruaja është në moshe të shtyrë dhe para pak çastesh ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Gruaja e cila sipas një burimi ka dy netë që ka qenë ë shtrirë dhe në gjendje të rendë shëndetësore është nga fshati Banjë Komuna e Malishevës më mbiemrin Begaj.

Gazeta “Bota sot” i ka shkruar edhe drejtorit për informim ë Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, por ai ende nuk ka kthyer përgjigje.

Kujtojmë se nga Familja Begaj e Malishevës ka edhe anëtarë tjerë të shtrire në Kliniken Infektive dhe se lajmi është mësuar nga një burim jo zyrtar.

Edhe Fatmir Limaj në një debat televiziv e ka konfirmuar se nje e moshuar nga Malisheva ka vdek nga coronavirusi.

Limaj e konfirmon se një e moshuar nga Banja e Malishevës sapo ka ndërruar jetë nga Coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat