Fatmir Limaj njofton se sonte në Malishevë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi

Aktuale

Fatmir Limaj njofton se sonte në Malishevë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi

Më: 8 prill 2020 Në ora: 21:31
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka lajmëruar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e koronavirusit.

Limaj ka njoftuar se në bazë të informacioneve të fundit një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur.

“Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, tha ai.

I pari i Nisma Socialdemokrate thotë se numri i madh i të prekurve në Malishevë lidhet me numrin e madh të qytetarëve nga kjo komunë që jetojnë në Itali.

Limaj thotë se nga 13 marsi mbi 200 persona nga Italia janë kthyer në Malishevë.

“Mendoj se këtu qëndron njëri ndër problemet më të mëdha për Malishevën”.

Kryetari i NISMA-s thotë se pandemia nuk mund të luftohet ën baza lokale, ndërsa sipas tij nga qendra kanë vepruar shumë vonë.

“Malisheva është në karantinë nga 14 marsi dhe deri para dy-tri ditësh askush nuk e ka vizituar”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat