Anëtari i VV-së i quan kriminel e zhvatës Kadri Veselin e Fatmir Limajn

Aktuale

Anëtari i VV-së i quan kriminel e zhvatës Kadri Veselin e Fatmir Limajn

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:02
Foto

Adnan Rrustemi anëtari i Vetëvendosjes përmes një postimi në facebook ka reaguar nga debatet e sotëm ku në dy televizione të ndryshme janë të ftuar Kadri Veseli e Fatmir Limaj.

Ai ka thenë se këta që kanë qeverisur në 20 vitet e shkuara, janë kujdesur që të shtojnë milionat e tyre e të varfërojnë edhe më shumë qytetarët. Edhe në kohë pandemia këta mendojnë veç mundësitë e përfitimit. Jo rastësisht krizat dhe situatat e pazakonta janë mundësi për kriminelet dhe zhvatësit.

Postimi i plotë:

Këta që kanë qeverisur në 20 vitet e shkuara, janë kujdesur që të shtojnë milionat e tyre e të varfërojnë edhe më shumë qytetarët. Edhe në kohë pandemia këta mendojnë veç mundësitë e përfitimit. Jo rastësisht krizat dhe situatat e pazakonta janë mundësi për kriminelet dhe zhvatësit. Në pamundësinë e qytetarëve, ata shohin mundësinë personale.

Vetëm sonte dy të tillë po ekspozohen në televizione: Veseli e Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat