Doruntina Maloku tregon se nga kush po sulmohet LDK-ja

Aktuale

Doruntina Maloku tregon se nga kush po sulmohet LDK-ja

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:45
Doruntina Maloku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku ka përsëritur edhe një herë një pjesë nga një fjalim i saj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kjo parti sulmohet e tentohet të përçahet çdo herë.

Ajo ka thënë se është dëshmuar se sa herë që LDK-ja është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta luftuar. “Sa herë që LDK është unike, luftohet për ta përçarë. Sa herë që LDK është më dobët, luftohet për ta shkatërruar”, ka shkruar Maloku.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ne kemi faj edhe kur jemi në pushtet edhe kur jemi në opozitë. Ne kemi faj edhe kur ndihmojmë, por edhe kur heshtim. Edhe nëse dëshmojmë që nuk kemi faj, prapë shpallemi fajtorë.

Praktikisht, ne kemi faj për gjithçka. Kemi faj pse ekzistojmë. Pra, ky është faji i LDK-së. Ekzistenca e saj, roli i LDK-së është makth për kundërshtarët politik, prandaj, cenimi i dinjitetit të LDK-së është qëllim përbashkues i të gjitha partive në Kosovë. Dhe kjo, është dëshmuar dhjetëra herë.

Është dëshmuar që saherë që LDK-ja është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta luftuar. Sa herë që LDK është unike, luftohet për ta përçarë. Saherë që LDK është më dobët, luftohet për ta shkatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat