Gani Geci me kritika të ashpëra për Vjosa Osmanin

Aktuale

Gani Geci me kritika të ashpëra për Vjosa Osmanin

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:46
Gani Geci, Vjosa Osmani dhe Marigona Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, është përfshirë në debatin e fundit mes Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut.

Në një shkrim në Facebook, Geci ka thënë se në fushtën e fundit ai ka qenë pjesë e tubimeve dhe se Vjosa Osmani i ka marrë votat e votuesve të LDK-së, e jo të Vetëvendosjes.

Madje, ai shkon edhe më larg duke thënë se Osmani sikur po i falenderon votuesit Vetëvendosjes që e kanë votuar Albin Kurtin.

Shkrimi i plotë nga Gani Geci:

Te dashur miqë,

Vjosa Osmani duhet ta dijë se kudo që kemi shkuar në zgjedhjet e fundit në këtë fushatën e fundit gati në 99 % të fushatës kam qenë edhe unë aty dhe e njofë shumë mirë strukturen e LDK-es dhe në vend që ti falenderon strukturat e LDK-së në secilën komunë veç e veç që i organizuan zgjedhjet dhe pritjen madheshtore dhe udhëzuan votuesit që fillimisht ta votojnë Vjosa Osmanin pastaj deputetët tjerë.

Ajo sikur po i falenderon votuesit e VV që e votuan Albin Kurtin!

Pavarësisht problemeve të Vjosa Osmanit me kryesinë e LDK-es votat i ka marr nën logon e LDK-së dhe jo te VV-es.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat