Ministri Vitia: Në betejë me koronavirusin sot humbëm një paciente, tregon sa persona janë në gjendje kritike – kjo është lutja e tij për qytetarët

Aktuale

Ministri Vitia: Në betejë me koronavirusin sot humbëm një paciente, tregon sa persona janë në gjendje kritike – kjo është lutja e tij për qytetarët

Nga: A.J Më: 8 prill 2020 Në ora: 23:08
Albin Kurti, Aben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia përmes një postimi në facebook ka lutur edhe një herë të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë ZERO mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë tek te afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre.

Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë.

Ai po ashtu ka treguar për rastin e sotëm ku një grua nga Malisheva humbi betejn me koronavirus.

Postimi i plotë:

Shumë të dashur bashkëqytetarë të vendit tonë

Të nderuara gra e vajza, djem e burra të Republikës sonë

Sonte në betejë me virusin corona e humbëm dhe një paciente, grua, nënë, motër, qytetare e jona.

Ngushëllime familjes dhe të afërmeve të tyre me pikëllim.

Mjekët e infermierët, laborantët e epidemiologët janë duke bërë gjithçka që ka kapacitet qenia njerëzore për të shpëtuar jetë.

Por edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë.

 

Çdonjeri prej jush ka shumë detyrime në jetë. Prej atyre që nuk e ndalin dot punën e deri tek ata/ato që furnizojnë dhe i shërbejnë familjes. Ju mirëkuptojmë pa dyshim por ju thërrasim për kujdes të JASHTËZAKONSHËM kur dilni dhe kur ktheheni në shtëpi.

Ju lutem!

ZERO mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë tek te afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre.

Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë.

 

QËNDRONI NË SHTËPI

QËNDRONI NË SHTËPI

QËNDRONI NË SHTËPI

RUANI DISTANCAT

MBANI HIGJENËN

MENDOHUNI SHUMË PARA SE TË MERRNI VENDIMIN PËR TË DALË NGA SHTËPIA DHE MOS THIRRNI MYSAFIRË NË SHTËPI.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat