Flet Drejtoresha e Klinikës Infektive tregon gjendjen e pacientëve me Covid-19

Aktuale

Flet Drejtoresha e Klinikës Infektive tregon gjendjen e pacientëve me Covid-19

Më: 8 prill 2020 Në ora: 23:36
Foto

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajvazi-Berisha, ka thënë se nga kjo klinikë gjatë kësaj të mërkure janë liruar pesë pacientë të shëruar nga Koronavirusi.

Ajvazi është shprehur se përveç tyre, gjashtë pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje kritike si pasojë e Covid-19.

”Ne në Klinikën Infektive kemi 38 pacientë që janë diagnostifikuar me Covid-19, pesë nga pacientët sot janë liruar si të shëruar”.

”Ndërsa nga numri i përgjithshëm që kemi në klinikë gjashtë pacientë janë me oksigjenoterapi, e me mjekim intensiv janë edhe dy pacientë me gjendje kritike. Janë nën përkujdes të ekipës mjekësore që janë gjatë 24 orëve në Klinikën Infektive”.

Ajvazi-Berisha ka folur për Klan Kosovën edhe për rastin e 66 vjeçares e cila pasditen e sotme ndërroi jetë, për të cilën tha se përveç koronavirusit, ajo kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruaese.

”Sot gjatë orës 17:00, ka përfunduar me vdekje edhe një 66 vjeçare e cila përveç koronavirusit, ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese të cilat edhe e kanë rënduar shëndetin e saj edhe më shumë”.

”Të gjithë pacientët me sëmundje shoqëruese, koronavirusi e bënë një ecuri për të rënduar gjendjen. Këta pacientë që nga momenti i pranimit janë në gjendje të rëndë. Për momentin janë duke u përcjellë nga ekipet shëndetësore”.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, ka treguar edhe për kapacitetet me të cilat ata ballafaqohen në menaxhimin e gjithë situatës së krijuar nga sëmundja e koronavirusit.

”Klinika Infektive, ka 120 shtretër në kuadër të Klinikës infektive dhe gjashtë në mjekimin intensiv të klinikës, me këto kapacitete ne po e menaxhojmë komplet gjendjen”.

”Nëse kemi gjendje të rënduar ne kemi bërë angazhim edhe për zhfrytëzimin edhe të klinikave të tjera. Rastet e dyshimta të cilat ne i kemi pranuar, ende jemi në pritje të rezultateve e për të dhënat tjera, duhet të flitet me IKSHPK-në. Varësisht nga rezultatet bëhet edhe menaxhimi i rasteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat