Deputeti Rudi ngushëllon familjen Begaj: Dhasht zoti të jetë rasti i fundit

Aktuale

Deputeti Rudi ngushëllon familjen Begaj: Dhasht zoti të jetë rasti i fundit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 00:28
Fetah Rudi

Sonte është shënuar viktima e parë në Komunën e Malishevës nga virusi Covid-19. Viktima është një 66 vjeçare nga fshati Banjë.

E përmes një postimi në facebook, deputeti i LDK-së që vjen nga Malisheva, Fetah Rudi i ka shpehur ngushellime familjes Begaj.

“Sonte u shenua edhe viktima e pare ne Komunen e Malisheves nga virusi Covid-19. I shpreh ngushellime familjes Begaj nga Banja e Malisheves per humbjen e anetarit te familjes. Dhasht zoti qe ky te jete rasti i fundit, dhe ta kalojme kete sfide sa me shpejte!”, ka shkruar deputeti Rudi.

E kujtojmë se deri më sot, në Kosovë janë shënuar 6 viktima nga virusi Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat