Përsëri revoltë tek konviktet, intervenon policia

Aktuale

Përsëri revoltë tek konviktet, intervenon policia

Më: 9 prill 2020 Në ora: 00:48
Prishtinë

Gjatë së hënës, është dashur intervenimi i policisë, për t’i qetësuar personat e izoluar në Qendrën e Studentëve.

Forca të shtuara policore, po qëndrojnë para konvikteve në Prishtinë.

E brenda Qendres së studentëve, po vazhdojnë të qëndrojnë persona të izoluar.

Por, qëndrimi këtu, duket që nuk po i pëlqen një pjesë të tyre.

Madje për këtë, të mërkurën disa persona kanë kundërshtuar qëndrimin në karantinë.

T7 për këtë çështje, ka biseduar edhe me menaxherin e Qendres Studentore, gjatë kohës së pandemisë.

I njëjti, ka thënë se kjo nuk është hera e parë, që ndodh një gjë e tillë.

E qëndrimi i forcave të shtuara policore tek konviktet në Prishtinë, vazhdoi gjatë gjithë ditës së hënë.

Sipas Sadikut, personat e izoluar këtu, kërkojnë të dalin sa më shpejt, por një gjë të tillë, nuk e lejojnë masat e vendosura nga organet përgjegjëse.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës, kanë thënë që janë të gatshëm t’i përgjigjen kërkesave të institucioneve përgjegjëse.Ndërkohë, nga Qendra e Studentëve kanë thënë  se një problem të tillë nuk e kishin me boksierët që qëndruan këtu, të cilët ishin shumë më të disiplinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat